Bllokohen mjete të tonazhit të rëndë merrnin zhavorr në Vjosë dhe Drino.

Policia e Gjirokastrës ka bllokuar paraditen e sotme, 3 mjete të tonazhit të lartë, të cilat po merrnin zhavorr në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, mjetet e tonazhit të rëndë të bllokuara, shfrytëzonin basenin e lumit Vjosë e Drino. Gjithashtu mësohet se mjetet i përkisnin firmës së ndërtimit “Aliko sh.p.k”, administrator i së cilës është Drini Aliko nga Lazarati, i afërm i kryekomunarit Dasho Aliko.
Efektivët blu, theksojnë, se po vijon puna për verifikimin e aktivitetit të kompanisë së ndërtimit “Aliko sh.p.k.”
Bllokimi i këtyre 3 mjeteve të tonazhit të lartë, vjen në kuadër të nismës së policisë, për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenin e lumit Vjosë e Drino.
Add new comment