KLSH kallëzon 7 ish-zyrtarë të ZRPP, tjetërsuan 50 mijë m2 tokë.

Postuar në 07 Gusht, 2014 08:06

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori për 7 ish-zyrtatë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Përmes një auditimi të bërë nga KLSH përgjatë periudhës janar 2013 deri më 30 shtator 2013, është zbuluar se këta 7 ish-zyrtarë kishin tjetërsuar 50 mijë m2 tokë, duke e regjistruar atë në emër të personave privatë, në mënyrë të paligjshme.

Kështu sipas KLSH katër ish-Drejtues/Regjistrues të ZVRPP Kavajë XH.D., R.RR., F.M. dhe A.Q., si dhe tre ish-Specialistët juristë e inxhinier K.K., H.K., dhe H. S., në shkelje të dispozitave ligjore, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.