Itali, shqiptari s'i ndalon policisë ndiqet...i kapen 53 kg marijuanë.

Postuar në 07 Gusht, 2014 11:42

Një italian dhe një shqiptar kanë rtënë në pranga të policisë italiane, pasi në automjetin e tyre janë gjetur 53 kilogramë marijuanë. 

Operacioni u zhvillua në Lecce dhe në pranga të policisë italiane ka rënë 53-vjeçari me iniciale Q.B shqiptar po udhëtonte herët në mëngjes sëbashku me shtetasin italian me iniciale C.F 33 vjeç më një mjet Ford Fiesta.

Shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti ka ngjallur dyshime te inspektorët e policisë tatimore të Leçes, të cilët kanë lajmëruar menjëherë një Patrullë të Guardia di Financës, e cila arriti të ndalë mjetin në Cerano, në provincën e Brindisit.

Pas disa orë ndjekie në autostradën Lecce-Brindisi, policia ka mundur të ndalojë automjetin tip Ford Fiesta, ndërsa në bagazh janë gjetur lënda narkotike e paketuar.

Sipas policisë italiane të dy të arrestuarit janë më precedent penal. Ndërkohë po punohet për të zbuluar nëse janë të përfshirë persona të tjerë në këtë trafik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.