Asgjësohen 10000 rrënjë kanabis sekustrohet dhe 1 ton e korrur.

Policia e Fushë-Krujës ka asgjësuar 10 000 rrënjë kanabis sativa si dhe ka sekuestruar mbi një ton të korrur.
Pas një supëroperacioni të efektivave të policisë së komisariatit të Fushë-Krujës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durres dhe forcave të FNSH-së u gjetën të mbjella 52 parcela të mbjella në Malesinë e Nikles, 10 000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjesuan me djegie.
Gjithashtu gjatë këtij superoperacioni u gjet edhe 1 ton bimë kanabis sativa e korrur dhe e vendosur në 15 tela me gjatesi 25 metra, për t’u tharë, në një ambjent toke pylle pa pronar.
Edhe kjo sasi është asgjësuar me djegie. Ndërkohë policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Add new comment