Pollo:Regjistrimi i IMEI, uzurpohet pushteti që i njihet Prokurorisë.

Ish-ministri i Inovacioni, Genc Pollo ka reaguar përmes rrjetit social në lidhje me regjistrimin e IMEI duke u shprehur se qeveria po shkel ligjin. Sipas deputetit të PD praktikisht uzurpohet pushteti që Kushtetuta e Kodi i Procedurës penale i njeh Prokurorit të Përgjithshëm e Gjykatës.
Duke u bazuar në nenin 101 pika 2 a,b; pika 3/a 1,2,3.të ligjit për telekomunikacionin që sipas Pollos janë përcaktimi i IMEI-t edhe i të dhenave identitare të tjera të përdoruesit si IMSI, ai thekson se këto të dhëna ruhen për dy vjet nga operatorët e telefonisë telefonike e më pas shkatërrohen.
Duke vijuar më tej ai sqaron se Sipas pikës 6 të nenit 101 këto të dhëna operatorët ua japin autoriteteve shtetërore sipas Kodit te Procedures Penale dmth. me miratimin e Prokurorit të Pergjithshëm për përgjim operativ dhe me miratim të Gjykatës për përgjim procedural.
“Në asnjë rast ky ligj nuk i jep tagrin një instance të ekzekutivit (ministrit te financave sipas VKM) të mbledhë e të ruajë pa afat këto të dhëna. Si dhe të ketë akses të pakufizuar vetë dhe të autorizojë aksesin policisë, tatimeve, doganave etj.”-shkruan në “Facebook” Pollo.
Add new comment