Nikolla:I hoqëm Univ.Gjirokastër degët me 0 studentë, s'e mbyllëm.

Postuar në 08 Gusht, 2014 10:28

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka zgjedhur të sqarojë opinionin publik, menjëherë pas konferencës së ish-kryeministrit Berisha, që sipas saj hodhi vetëm të pavërteta ndaj sistemit arsimor në vend.

Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës se po mbyllet filiali i Universitetit "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë.  

“Nuk do të ndodhë kjo. Nuk ka kuota vetëm në ato programe që ka rezultuar të jenë me më pak se 10 studentë. Kishte 170 kuota në këtë program, dhe janë përthithur vetëm 12 studentë me mesatare të përgjithshme 5.5...këta do të bëjnë invocionin, teknologjinë? Në programin e matematikës, fizikës, kishte vetëm 4 studentë. Në gjuhë Letërsi italiane nuk kishte asnjë. Në turizëm nga 100 kuota kishte vetëm 5. Vetëm këto profile mbyllen. Universiteti i Gjirokastër do të vijojë pa ndërprerë asnjë lloj ëndrre”, tha Nikolla.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.