Vlorë, zbulohen dhe digjen mbi 1800 rrënjë kanabis në 24 h.

Postuar në 10 Gusht, 2014 04:01

Mbi 1800 rrënjë bimë narkotike kanabis janë asgjesuar nga Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit. Në të gjitha rastet lënda narkotike ishte kultivuar në tokë publike.

Në fshatinTreblove janë zbuluar dhe asgjësuar 320 rrënjë bimë narkotike canabis sativa, në dy vende të ndryshme
 
Në fshatin Gernec janë zbuluar dhe asgjësuar 92 rrënjë bimë narkotike canabis sativa
 
Në fshatin Mallkeq të Komunës Vllahinë janë zbuluar dhe asgjësuar 69 rrënjë bimë narkotike canabis sativa
 
Në fshatrat Kocul dhe Armen u zbuluan e asgjësuan 1330 rrënjë bimë narkotike canabis sativa.
 
Vetëm 48 orët e fundit policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 4000 rrënjë bime narkotike canabis sativa. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.