Aksidentohen 3 vajza me makinë Vdes njëra, plagosen dy motrat.

Tre vajza janë aksidentuar ndërsa udhëtonin me makinë në autostradën Vlorë-Fier, ku për pasojë ka gjetur vdekjen njëra prej tyre dhe kanë mbetur të plagosura dy të tjerat.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:35 në afërsi të vendit të quajtur Kripa, kur automjeti tip Lancia me targa AA 826 EO, me të cilin udhëtonin tre të rejat, ka dalë nga rruga. Dyshohet se fillimisht, makina të jetë përplasur me bordurat anësore tek nënkalimi i Panajasë.
Përplasja ka rezultuar fatale për njërën prej vajzave, Alma Mjaltaj, e cila ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Ndërsa dy vajzat e tjera Arta Lamaj dhe Egla Lamaj, 20 vjeç, ndodhen në spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje kritike për jetën. Tre vajzat e reja janë banuese në fshatin Trevllazër të Vlorës.
Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet që shpejtësia e lartë t’i ketë marrë jetën të resë, dhe të lërë të plagosura dy vajzat e tjera.
Add new comment