Burg të riut që vodhi argjendarinë Babai:I pafajshëm, e dorëzova unë.

Postuar në 11 Gusht, 2014 07:23

Arrest me burg ka dhënë Gjykata e krimeve të Rënda, ndaj 23-vjeçarit të dyshuar për grabitjen e argjendarisë 4 ditë më parë në Tiranë. 

Andrea Bregasi u arrestua të Dielën në qytetin e Durrësit dhe u transportua në Drejtorinë e Policisë Tiranë për t’u njohur këtë të Hënë me masën e sigurisë. Gjykatësja Fida Osmani pranoi kërkesën e prokurorit Përparim Vuka, për ta lënë në burg të riun. Vetë Andrea Bregasi ka mohuar të jetë ai autori grabitjes së argjendarisë, teksa për Gjykatën ai tha se ditën e ngjarjes ai ka qenë në banesë ndërsa motorin që pretendon policia se është kryer grabitja, thotë se e ka blerë një javë më parë. 
Sakaq, babai i të dyshuarit për grabitjen, thotë se djali i tij është i pafajshëm dhe se nuk është arrestuar, por e ka dorëzuar ai në polici.

Argjendaria në zonën e Selvisë u grabit të enjten, ku dy persona të maskuar me skafandra dhe me motor, arritën të marrin 5 milionë lekë ar në argjendarinë në pronësi të Olta Sinanajt, e cila u plagos në kokë pasi një nga autorët e qëlloi me tytën e pistoletës.

Kjo nuk është hera e parë që kjo argjendari bie pre e grabitjeve, Më e fundit është ajo në vitin 2013. Në një ngjarje edhe më të rëndë, në 2011, Olta humbi babain e saj, Rrapo Sinanaj, po në tentativë grabitjeje në argjendarinë e vendosur në kryqëzimin mes rrugës "Siri Kodra" e "Ferid Xhajko".  Për ngjarjen policia asokohe arrestoi një të ri nga Kosova student i mjekësisë në kryeqytet, por pas dy muajsh e la të lirë për mungesë provash duke zbuluar më pas si autor Viktor Gushin një vjedhës serial të bankave në kryeqytet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.