Shkodër, grabitet polici, i marrin armën e shërbimit dhe portofolin.

Një efektiv policie është grabitur në Vaun e Dejës nga persona ende te paidentifikuar. Rrustem Gëlqerja ka qene duke u kthyer në banesën e tij në këmbë, kur pranë qytetit të Vaun e Dejës i kanë dalë përpara 2 persona të maskuar.
Ato i kanë kërkuar portofolin si dhe i kanë marrë armën e shërbimit, tip pistoletë, personat e maskuar kanë qenë të armatosur.
Sipas policisë së Shkodrës, Rrustem Gëlqerja është efektiv i komisariatit të këtij qyteti, ndërsa shërbente pranë stacionit të trenit.
Nga ana tjetër 45-vjeçari bënte edhe rrugën Shkodër - Vau Dejës me duke transportuar pasagjerë me automjetin e tij tip furgon.
Dyshohet se është pikërisht kjo edhe shkaku i grabitjes së efektivit të policisë, si pasojë e konkurrencës, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe prangosjen e autorëve.
Add new comment