Tiranë, makina përplas fëmijën 10 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën

Një fëmijë 10 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës, Tiranë-Durrës. Në momentin e aksidentin, 10 vjeçari ishte duke kaluar njërën anë të rrugës ku është aksidentuar nga drejtuesi i mjetit tip Benz me targë TR 55 36 U.
Fëmija u dërguar me urgjencë drejt spitalit e Traumës dhe sipas mjekëve ndodhet jasht rrezikut për jetën. Polica ka shoqëruar në komisariatin drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Add new comment