Fushë-Krujë, asgjësohet mbi 1 ton drogë, e mbjellë në 12 parcela.

Postuar në 13 Gusht, 2014 12:38

Mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Fushë-Krujës. Pas një operacioni të efektivave të policisë të komisariatit të Fushë-krujës në disa fshatra është bërë i mundur zbulimi dhe më pas asgjësimi i 1038 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
 
Operacioni është zhvilluar në fshatrat Shqez, Mafshesh, komuna  Cudhi  dhe fshatrat Mukje, Burra dhe Vrion komuna Nike. Lënda narkotike ishte mbjellë në 12 parcela dhe kishte një  lartsi 60 deri në 250 cm.

Sipas ekepertëve të anti-drogës nga një rrënjë kanabis sativa me gjatësi 200 cm mund të përfitohet rreth 1 kilogramë. Sipas policisë së Fushë-Krujës po punohet psr zbulim e autorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.