Kërkoi favore seksuale, pranga Shefit të policisë së Velipojës

Një tjetër person bie në prangat e policisë pas akuzave për shpërdorim detyre. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Stacionin policor të Velipojës Ernest Paluku, pasi dyshohet se i kërkoi favore seksuale një shtetaseje që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.
Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.
Paluku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 105 i Kodit Penal.
Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.
Add new comment