Vlorë, eksploziv makinës një i vdekur,plagoset dhe një vajzë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:15 të mëngjesit në lagjen 28 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën trans-ballkanike. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit
Automjetit tip 'Mitsubishi' me targë AA848JX i është vendosur një sasi e konsiderueshme eskplozivi dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Ndërkohë sipas dëshimitarëve në vendngjarje mësohet se ka pasur 3 shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje.
Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, 42 vjeç, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë.
Bëhet e ditur se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg. Mësohet se viktima u ka shpëtuar edhe 1 atentat një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze, njëri duke udhëtuar me makinë dhe tjetri me motor. Gjithashtu edhe i vëllai i tij Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimi i ka shpëtuar më 31 gusht të 2013-s një atentati që ka ndodhur në po të njëjtin vend.
Për atentatin e vitit 2013, policia ka vënë para akuzës vrasesin me pagesë Julian Sinanaj, i cili nuk ka bërë të ditur emrat e porositësve të vrasësve.
Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në këtë mjet, Ornela Gjini, 19 vjeçe, e cila është në gjendje të rëndë. Mësohet se 19-vjeçarja Gjini ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është sjellë në QSUT në Tiranë në repartin e djegieve për një mjekim më të specializuar.
Sipas mjekëve të QSUT-së, 19-vjeçarja Gjini është në gjendje të rëndë për jetën. Ajo ka mbërritur në Tiranë me djegie të thella në të dyja këmbët por edhe në fytyrë dhe në shpatullën e djathtë.
Mjekët bëjnë me dijes se ajo i është nënshtruar fazës së ekzaminimit dhe se do të ndërhyhet pasi daljes së analizave.
Add new comment