Konflikti për tregun tek ish-uzina ‘Dinamo’ përfundon në dyert e gjykatës

TIRANË - Dy javë pas bllokimit nga policia bashkiake dhe ajo e rendit të futjes së mallit në ambientet e tregut tek ish-uzina Dinamo, tregtarët i drejtohen gjykatës duke kërkuar të drejtën e tyre.
Një përfaqësi e tregtarëve të Dinamos, kërkuan sot nga Institucionet Shtetërore të ndërhyjnë, pasi largimi i tyre dhe pengimi nga policia është i padrejtë.
Po ashtu tregtarët denoncojnë faktin, se policia bashkiake duke penguar ata të fusin produktet për ti tregtuar në treg ka krijuar hapësira për tregje informale të cilat kanë bllokuar dhe rrugën “Ferit Xhajko në kryeqytet.
Një pjesë e tregtarëve të cilët më parë kanë shitur produktet ushqimore dhe fruta perimet në ambientet e ish-uzinës Dinamo janë zhvendosur në Kashar, teksa shqetësimi i tyre mbeten qiratë e larta të ambienteve dhe mungesa e kushteve.
Add new comment