Arkëtari vjedh 500 mijë euro në bankë me 'ndihmën' e drejtorit.

Postuar në 03 Shtator, 2014 06:59

 Arkëtari i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, zhduket pasi i vjedh rreth gjysmë milionë euro në lek dhe në valutë nga arka dhe bankomatet ATM. 

Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës është arrestuar Brunilda Dura, asistentja e shefes operacionale të filialit bankar, që ndodhet në afërsi të Liqenit Artificial. 

Ndërsa arkëtari i akuzuar për vjedhjen, Besmir Laja është shpallur në kërkim. 

Të njëjtat burime thanë se ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj drejtorit të degës së bankës, Fezi Zeneli. 

Laja mësohet se nga aksesi që kishte ka mundur të tërheqë nga numrat e llogarisë së klientëve rreth 7.3 milionë lekë të reja, 32 900 euro dhe 18 080 USD, si dhe 510 mijë lekë nga bankomatet ATM. Laja është favorizuar nga mungesa e inventarizimit të gjëndjes së arkës, kasafortës dhe depozitës së bankomateve, për të maskuar vjedhjet e tija për një periudhë të gjatë. 

Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e Lajas, pasi nga verifikimi në sistemit e policisë kufitare TIMS nuk rezulton që ai të ketë mundur të largohet jashtë vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.