Pozicioni i zv/guvernatores, arrestim ose jo i Gjonit, analizohen dëshmitë.

Guvernatorja e komanduar e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, mund të jetë një nga zyrtarët e tjerë të lartë të BSH, që mund të arrestohet në ditët në vijim. Sipas burimeve të prokurorisë Gjoni ka shpërdoruar detyrën e saj, thuajse në të gjitha dispozitat ligjore për të cilat është urdhëruar dhe arrestimi i Ardian Fullanit.
Pavarësisht kësaj, organi i akuzës ende nuk ka marrë një vendim nëse do arrestohet ose jo, Elisabeta Gjoni, por shtuan se pozicioni i saj është ende duke u verifikuar, teksa janë në analizim dhe dëshmitë e administruar së fundmi në dosje të anëtarëve të Këshillit MbikËqyrës.
Sipas rregullores së shkurtit 2006, Elivar Golemi ngarkohej me të njëjta detyra si ish-guvernatori Ardian Fullani. Ky i fundit tashmë është arrestuar dhe prej 6 ditësh qëndron i mbyllur në qeli, ndërsa nga ana tjetër Elisabeta Gjoni, pas arrestimit të Fullanit është komanduar në krye të Bankës së Shqipërisë.
Add new comment