Nis seanca ndaj 13 të arrestuarve të Vllaznia-Tirana, lirohen dy tifozë.

Ka nisur ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj 13 tifozëve të arrestuar për dhunën e ushtruar në ndeshjen e Kampionatit Kombëtar, Vllaznia-Tirana, dhe ku mbeti i gjakosur edhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili.
Senaca gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Shkodrës,ku deri më tani nga vendimet e gjykatës janë lënë të lirë, Astrit Premçi dhe Naim Duca, ndërsa pritet masa edhe për 11 të arrestuarit e tjerë.
Në mesin e tifozëve të arrestuar për dhunën e ushtruar, është shpallur në kërkim edhe Maringlen Burreli, 22 vjeç, i cili akuzohet si autori i goditjes dhe plagosjes me mjete të forta të Presidentit të klubit bardheblu të Tiranës, Refik Halili.
Po ashtu janë edhe 41 persona të tjerë të cilët po procedohen në gjendje të lirë, lidhur me dhunën e ushtruar në përfundim të takimit mes dy ekipeve. Dhuna e ushtruar në stadiumin “Loro Boriçi” tronditi opinionin publik si dhe sportdashësit e gjerë në vend.
Gjithçka nisi në pjesën e dytë të ndeshjes, ku Tirana pretendoi për një penallti, por arbitri Laver Alla nuk mendoi kështu, duke hasur me revoltimin e Presidentit të Tiranës, Refik Halili.
Kaq ka mjaftuar që i gjithë stadiumi të shndërrohet në një fushë beteje. Presidenti Halili në këtë moment ka tentuar të qetësojë tifozerinë e ekipit të tij, por aksidentalisht ka marrë goditje të fortë në kokë me mjetë të forta, duke i shkaktuar plagë.
Kaosi i shkaktuar ka bërë që të gjithë të mbrohen duke siguruar mjete rrethanore në duar duke shkatërruar plotësisht stadiumin “Loro Borici”.
E ndërsa në fund ndeshja përfundoi 1-1, përleshja mes dy tifozërive vazhdoi edhe jashtë ambienteve të stadiumit, ku janë thyer automjete të parkuara si dhe dëme të tjera infrastrukturore.
13 Tifozët që u arrestuan në flagrancë
Aldo Çelmeta, vjeç 20, banues në Tiranë.
Alban Rexha, vjeç 37, banues në Tiranë
Getart Çeltiku, vjeç 37, banues në Tiranë
Erlind Allmeta, vjeç 23, banues në Tiranë
Denis Karaj, vjeç 34, banues në Tiranë
Julis Zhllima, vjeç 18, banues në Tiranë
Sajmir Ramekaj, vjeç 46, banues në Shkodër
Alfred Larushku, vjeç 21, banues në Shkodër
Ndue Doçi, vjeç 21, banues në Shkodër
Astrit Premçi, vjeç 34, banues në Shkodër
Arben Mujaj, vjeç 21 banues në Shkodër
Zef Kroni, vjeç 21, banues në Shkodër
Naim Duca, vjeç 57, banues në Shkodër
41 tifozë procedohen në gjendje të lirë
N. T., vjec 65, banues në Tiranë,
G. M., vjeç 34, banues në Tiranë,
B. S. vjeç 37, banues në Tiranë,
H. M., vjeç 34, banues në Tiranë,
R. Rr. , vjeç 24, banues në Tiranë,
I. G., vjeç 24, banues në Tiranë,
O. G. vjeç 19, banues në Tiranë,
K. K. vjec 24, banues në Tiranë,
R. M. vjeç 27, banues në Tiranë,
M. Rr., vjec 20, banues në Tiranë,
E. B. vjec 27, banues në Tiranë,
I. B. vjeç 17, banues në Tiranë,
V. K. vjec 34, banues në Tiranë,
E. T. vjec 26, banues në Tiranë,
J. T., vjec 29, banues në Tiranë,
S. E., vjec 23, banues në Tiranë,
D. Sh., vjec 31, banues në Tiranë,
A. B. vjec 32, banues në Tiranë,
E. T., vjec 20, banues në Tiranë,
A. H., vjec 26, banues në Tiranë,
D. Ç., vjeç 29, banues në Tiranë,
E. J. vjec 21, banues në Tiranë,
A. H. vjec 23, banues në Tiranë,
R. R., vjeç 23, banues në Tiranë,
O. M. vjeç 18, banues në Tiranë,
F. K. vjeç 22, banues në Tiranë,
L. U. vjec 31, banues në Tiranë,
M. F. vjec 18, banues në Tiranë,
E. J., vjec 23, banues në Tiranë,
K. D., vjeç 24, banues në Tiranë,
J. A. vjeç 14, banues në Tiranë,
E. D. vjec 22, banues në Tiranë,
N. M. vjec 29, banues në Tiranë,
J. P. vjec 18, banues në Tiranë,
D. P. vjec 17, banues në Tiranë,
Z. N. vjec 23, banues në Shkodër,
D. N. vjeç 20, banuees në Shkodër,
D. L., vjeç 17, banues në Shkodër.
A. V. vjeç 20, banues në Shkodër.
K. K. vjeç 24, banues në Shkodër
L. L. vjec 18, banues në Shkodër.
Add new comment