Operacion antikanabis në malin e Sopotiti, trafikanët qëllojnë policinë

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:18

Policia ka nisur një tjetër operacion antikanabis në jug të vendit, ndërsa ka hasur në kundërshtinë e trafikantëve të cilët nuk kanë nguruar që qëllojnë ndaj efektivëve.
 
Gjatë një operacioni në malin e Sopotit, policia është qëlluar nga trafikantët që transportonin drogë nga Lazarati drejt Delvinës.

Gjithashtu dhe policia është kundërpërgjigjur, ndërsa nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur apo viktima.

Operacioni i policisë në malin e Sopotit  vazhdon për të arrestuar trafikantët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.