Vizita e Papës, policia bllokon qarkullimin në sheshin Nënë Tereza

Postuar në 18 Shtator, 2014 13:14

Nga ora 20: 00 e mbrëmjes së sotme e deri në fund të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë nuk do të lejohet qarkullimi në sheshin Nënë Tereza.

Policia e Tiranës ka njoftuar gjithë drejtuesit e mjeteve që të evitojnë këtë aks, ndërsa thekson se ka marrë masa për qarkullimin normal të automjeteve në rrugët e tjera të kryeqytetit.
 
Arsyet e bllokimit të levizjes janë  punimet që po bëhen në këtë shesh si dhe ngritja e altarit ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën të dielën në 21 shtator.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.