Vlorë, kapet skafi që do mbushej me drogë

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:11

Një skaf që kishte mbërritur nga Italia i cili dyshohet se do të transportonte drogë nga brigjet e Vlorës drejt vendit fqinj është ndaluar pas ndjekjes nga policia kufitare.
 
Skafi italian i markës “GRUPPO MARE” është ndaluar në grykëderdhjen e lumit Vjosa,ndërsa skafisti ka mundur të largohet.
 
Policia ka bërë edhe krehjen e zonës,por nuk ka mundur të gjejë shenja të trafikantëve apo lëndës narkotike që do të transportohej. Dyshohet se skafisti do të priste përreth kësaj zone ardhjen e lëndës narkotike për ta dërguar më pas në drejtim të vendit fqinj.
 
Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com është skafi i ndaluar me të cilën do të transportohej edhe lënda narkotike.
 
Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur këtë skemë trafikimi dhe për të vënë në pranga trafikantët e për të kapur edhe skafistin.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.