Muriqan, ndalohen të jenë në meshë 80 praktikantë të fesë islame nga Mali i Zi

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:14

Nuk janë lejuar të kalojnë në doganën e Muriqanit në Shkodër 80 praktikantë të fesë islame të cilët ishin nisur nga Mali i zi për në Tiranë për të marrë pjesë në meshën e mbajtur nga Papa Francesku.

Besimtarët ishin shqiptar që jetojnë në Mal të Zi dhe ishin të gjithë të gjinisë mashkullore. 

Ata po lëviznin me  mjete private në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kufirit shqiptar, ndërsa në pikën doganore nuk janë lejuar nga pala shqiptare të kalojnë kufirin.

Këta të fundit pohojnë se një masë e tillë është ndërmarrë për arsye sigurie, teksa ende nuk ka një dalje publike lidhur me këtë çështje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.