Papa te Katedralja e “Shën Palit” Mban lutjen e Mbramënores

Postuar në 21 Shtator, 2014 13:31

Pas takimit me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, Papa Francesku ka mbërritur në Katedralen e “Shën Palit” për kremtimin e lutjes së Mbramënores. Në këtë takim morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë, e përfaqësues të lëvizjeve laike në vend.

Papa Francesku është ndalur tek vuajtjet e popullit shqiptar dhe të martirëve, imazhet e të cilave janë vendosur përgjatë bulevardit.
 
“Kam lexuar historinë e kishës shqiptare. Nuk e dija që populli juaj ka vuajtur kaq shumë. Populli vazhdon të mbajë imazhet e martirëve. Nga Zoti ngushëllon edhe në heshtje. Zoti ishte me ata që kanë vuajtur. Nuk dua të bëhem xhelati juaj e t’u bie me shkop, mjerë ata që kërkojnë ngushëllim diku tjetër e jo tek zoti”, u shpreh Papa.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.