Nis seanca e radhës ndaj Arben Frrokut, pritet të dëshmojë Ndoka.

Postuar në 24 Shtator, 2014 02:28

Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Seanca e sotme, e treta për gjatë muajit shtator, zhvillohet me dyer të mbyllura, për arsye sigurie, dhe ku mësohet se as familjarët nuk janë të lejuar.

Të pranishëm në seancën gjyqësore, janë Prokurori i çështjes si dhe avokati mbrojtës i Frrokut. Në këtë seancë, pritet të dëshmojë,  edhe dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka, i cili mungoi në seancën e fundit, atë të 17 shtatorit, çka bëri që gjyqi ndaj Frrokut të shtyhej.

Dëshmitari Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet

Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.