Sarandë, pranga 15-vjeçarit plagosi me thikë 20-vjeçarin pas një sherri.

Postuar në 26 Shtator, 2014 05:40

Nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda  në Komisariatin e Policisë është bërë e mundur  arrestimi në flagrancë i minorenit K. B., 15 vjeç banues në lagjen “Nr. 3” Sarandë.
 
 Arrestimi I këtij shtetasi u krye pasi më datë 25.09.2014 rreth orës 13:20 pas një debate për motive të dobëta ka qëlluar me mjete prerëse (thikë) shtetasin D. Zh., vjec 20, banues në Sarandë duke i shkaktuar plagë të rënda.
 
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha” ndërsa arrestimi i autorit është bërë Brenda pak minutash teksa ky I fundit po përpiqej të largohej nga qyteti i Sarandës me një makinë të rastit.
 
Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 I Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.