Tiranë, vijon prishja e objekteve pa leje, INUK aksion tek "Zogu i Zi"

Vijon aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet. Aksioni i nisur ditën e djeshme, ku janë parashikuar të prishen 600 objekte pa leje, është shtrirë sot në rrethrrotullinimin e “Zogut të Zi”.
Ditën e sotme aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë mësohet se INUK vijon aksionin, po për lirimin e hapësirave publike, në rrugën “Kont Bergoli” në afërsi të zonës së “Brrylit”. Sipas INUK qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është çlirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjshmërisë.
INUK prej kohësh zhvillon aksione në kryeqytet, ku jo më larg se dje, nisi aksionin për prishjen e pa leje në zonën e “Ali Demit” pranë ish-restorant “Pirro Manit”.
Ndërkohë, aksionet vijojnë edhe nëpër rrethe, ku gjatë ditës së djeshme, u shemb në Kavajë “Obelisku i Demokracisë”, vendosur nga Partia Demokratike në vitin 1993 me ardhjen e tyre në pushtet.
Kjo solli edhe reagimin e kësaj force politike e cila e cilësoi këtë si nisjen e një revolte popullore.
Add new comment