Lazarat, iu gjetën drogë e municione arrestohen pas disa muajsh kërkim.

Policia e Qarkut të Gjirokastrës në kuadër të operacionit anti-kanabis ka arrestuar disa muaj pas finalizimit të aksionit në Lazarat 56-vjeçarin Xhevair Derxhia dhe 34-vjeçarin Abas Rabia.
Xhevair Derxhia ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar më 22 qershor 2014, në parcelën në pronësi të tij, janë gjetur të mbjella 1100 rrënjë kanabis.
Ndërkohë pasi nga kontrolli i ushtruar më datën 23 qershor në kazinonë e marrë me qira nga Abas Rabia, janë gjetur një sasi lende narkotike në formë boçe dhe çokollatë, një sasi fishekësh dhe disa makineri lojërash fati dhe sende te tjera te kundra ligjshme.
2 operacionet e djeshme në Lazarat janë zhvilluar nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit anti-kanabis në Lazarat
Add new comment