Llalla transferon prokurorët që po hetonin 3 deputetët e Kuvendit.

Transferohen prokurorët që po hetonin tre deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ndokën, Astrit Veliajn dhe Pjerin Ndreun.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për A1 REPORT se lëvizja në një detyrë tjetër ka ndodhur për shkak të ngarkesës. Kështu, Artur Selamini që po hetonte dosjen e sherrit në Parlament mes dy deputetëve socilistë Ndoka e Ndreu dhe atij demokrat Gent Strazimiri, komandohet prokuror i thjeshtë në prokuroinë e Tiranës. Alma Muça, e cila kishte në dorë dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj, transferohet në drejtorinë e Inspektimit në prokurorinë e Përgjithshme.
Dy deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të vënë nën hetim për goditje për shkak të detyrës ndaj kolegut të tyre, do të ndiqen në Gjykatën e Lartë nga prokurori Adnadn Xholi. Ndersa prokurorja Alma Muca do te vijoje te mbroje edhe ne Gjykaten e Larte akuzat per ndertim pa leje dhe shkaterrim prone ndaj deputetit Astrit Veliaj.
Add new comment