Tropojë, hapet sërish udhëtimi me traget Fierzë-Koman.

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:11

Prej afro dy vjetësh,  dy tragetet që udhëtojnë në ujërat e liqenit të Komanit në linjën ujore Fierzë-Koman, njëri prej të cilëve ”Sahilba” me kapacitet për 250 pasagjerë dhe 40 automjete, të hedhur për lundrim në liqenin e Komanit pas ndërtimit të hidrocentralit me të njëjtin emër në vitin 1986,28 vjet më parë. 

Me gjithë kërkesat e herëpashershme të ekuipazhit të trageteve dhe turistëve vendas dhe të huaj, madje edhe letrave e peticioneve të dërguara deri në qeveri, vetëm ditën e hënë u bë e mundur fillimin nga puna të njërit prej tyre tragetit “Sahilba”.

Kërkesat nga grupet turistike, sidomos gjatë periudhës së verës, por edhe në stinë të tjera të vitit, kur turistë të huaj apo vendas udhëtojnë përmes liqenit të Komanit për në qytetin “Bajram Curri” e Valbonë janë të mëdha, pasi bukuritë natyrore gjatë udhëtimit në liqenin e Komanit janë mahnitëse.

Pasagjerët e trageteve rreth tre dekada kanë qënë banorë të rrethit Tropojës, të cilët udhëtonin për në Tiranë përmes liqenit të Komanit dhe më pas nga Komani deri në Tiranë me automjete të cilat ngarkoheshin në traget.

Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999, kërkesat për lundrim me traget në liqenin e Komanit u shtuan së tepërmi, ku përmes kësaj linje filluan të udhëtojnë edhe banorë të rajonit të Gjakovës, Deçanit e Pejës. 

Aktualisht “Rruga e Kombit” ka pakësuar në minimum lëvizen e pasagjerëve dhe automjeteve kryesisht nga Kosova për në Tiranë e më gjerë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.