OSHEE ndërpret energjinë për 684 debitorë dhe 39 lidhje të paligjshme.

Postuar në 11 Tetor, 2014 09:43

​723 lidhje të energjisë elektrike ka ndërprerë OSHEE në zonën e Kasharit në Kryeqytet, 684 prej tyre janë prerje individuale të abonentëve privatë dhe familjarë. Të cilët rezultonin prej disa kohësh debitorë pranë kësaj kompanie.

Ndërkohë që bëhet e ditur se ndërprerja eenergjisë elektrike për 39 abonentë pa kontrata është bërë në bashkëpunim me forcat e Policisë se Shtetit, te Komisariatit Nr 6.
Aksioni u zhvillua nga Njesia Tirana 3, ne Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, OSHEE,  në zonën e grupit operativ Vore në Komunën e Kasharit konkretisht në fshatrat Yrshek, Katund i Ri, dhe Miniera.

Mësohet se aksioni për ndërprerjet e lidhjeve te paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë nga ana e specialistëve të OSHEE do te vijojë nesër në zonën e Paskuqanit.     

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.