Milot, 3 persona të maskuar vjedhin automjetin e një kosovari.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9426_cache-210-150-strict-120322_16.jpg?itok=GkBPRc4K)
Një grabitje nën kërcënimin e armës, ka ndodhur orët e para të mëngjesit tek kryqëzimi i rrugës së kombit. Mësohet se 3 persona të maskuar, i kanë bërë pritë shtetasit Kosovar, Agron Sulejmani, nga Prishtina.
Pasi e kanë ndalur, i kanë marrë me forcë automjetin tip BMW ngjyrë gri me targa KS 01271 SA. Menjëherë pasi kanë marrë automjetin janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Policia ka ngritur postblloqe tek kryqëzimi i Rriles në Lezhë , Laç dhe në Mirditë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Add new comment