Presheva mban “peng” vizitën e Ramës. Daçiç: Po e diskutojmë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2609_image_3515.jpg?itok=EH2fhQlA)
Mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ende mos marrëveshje sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një konferencë për shtyp ka thënë ende nuk është kopsitur vizita e shefit të qeverisë shqiptare pasi mes dy vendeve ka mosmarrëveshje sa i përket axhendës.
“Programi i vizitës ende nuk është përcaktuar, dhe ka propozime nga anën shqiptare që ende nuk janë pranuar. Ka bisedime mes Kabineteve të kryeministrave, të ndihmuar nga Ministria serbe e Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe. Sipas mediave një nga pikat e diskutimeve është vizita në Preshevë.
Daçiç theksoi se vizita kryeministrit Rama në Serbi në 10 nëntor do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, pavarësisht çështjes së fundit, ndeshja Serbi-Shqipëri.
"Për ne ishte e lehtë të anullonim vizitën e Ramës, por qëllimi i kësaj qeverie është për të zgjidhur çështjen", tha Daçiç.
Add new comment