Shqipëria, pajisje të posaçme për kontrollin e eksplozivëve

Postuar në 02 Nëntor, 2014 03:42

Shqipëria do të fillojë të aplikojë një metodë të avancuar për kontrollin e territorit për lëndë eksplozive. Në javët në vazhdim në vendin tonë do të vijnë disa pajisje që do të bëjnë kontrollin e territorit për lëndë plasëse apo eksplozivë. Këto pajisje të teknologjisë së lartë mësohet se, do të vijnë nga një vend mik i Shqipërisë dhe do të jenë një mjet shumë i mirë për të parandaluar krimet e rënda.

Këto pajisje do të bëjnë identifikim e vendeve ku ka lëndë plasëse dhe eksplizivë dhe me pas në vendin e ngjarjes do të ndërhyjnë njësitë e specializuara. Këto mjete, kanë të njëjtion funksionim si dedektorët e metaleve, që gjejnë gjurmë baruti. Me ardhjen e këtyre pajisjeve do të nisë dhe një fushatë në të gjithë vendin për gjetjen dhe sekuestrimin e lëndëve plasëse të llojeve të ndryshme, që kohët e fundit janë përdorur për atentate dhe terror nëpër Shqipëri.

Ndërkaq të gjitha depot që mbajnë lëndë eksplozive do të bllokohen, ndërsa të gjitha firmat që merren me lëvizjen e këtij malli të rrezikshëm do ti nënshtrohet një kontrolli. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, kjo gjë bëhet për të vënë në kontroll tregtinë e lëndëve plasëse, që aktualisht kohët e fundit janë kthyer në shqetësim pasi ka pasur shumë atentate që janë bërë me lëndë shpërthyese.

Të njëjtat burime thanë se, ky lloj tregu në Shqipëri është shumë kaotik dhe i pakontrolluar. “Tregtia e lëndëve plasëse në vendin tonë është një problem më vete. Ka një legjislacion i cili nuk është i qartë dhe që sjell që kompanitë që merren me këtë tregti të mos kontrollohen siç duhet” thanë dje burime nga Ministria e Brendshme. Disa muaj më parë, policia nisi një aksion për bllokimin e aktivitetit të këtyre shoqërive që transportonin lëndë shpërthyese duke mos respektuar asnjë lloj kushti sigurie. Ndërkaq duket se, tani do të disiplinohet edhe ky treg.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.