Bulqizë, vdes minatori, bie nga ashensori në 1000 metra lartësi

Postuar në 02 Nëntor, 2014 03:43

Miniera e nxjerrjes së kromit në Bulqizë sërish ka marrë jetë. Një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit duke gjetur vdekjen. Januz Nela u rrëzua në rreth 1000 metra thellësi dhe ishte vetëm në momentin e aksidentit.
 
Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Minatori do të futej në ashensor për shkuar në thellësinë e minierës por ashensori nuk ndodhej në sipërfaqe duke berë që Nela të rrëzohet në gropën e ashensorit, 1000 metra thellësi duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga minatorët e tjerë që ngritën në sipërfaqe ashensorin.

Ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për incidentin.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.