Tiranë, 4 të vrarë në lokal nate Në pranga Kostandin Xhuvani.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 02:44

Një përplasje me armë në një lokal nate në Tiranë ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme rreth orës 04:00 në lokalin "Ante Grand" të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç janë tre rinjtë që kanë humbur jetën nga përleshja me armë dhe bashkë me ta ka humbur jetën dhe një italian. Gianpaolo Azzola, 60 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, ndërsa mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka ardhur i pajetë në spital dhe kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës. Sakaq, nuk dihet lidhja e tij me të rinjtë, apo nëse ka qenë i rastësishëm në lokal.

Policia ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar për vrasjen e 3-fishtë, Kostandin Xhuvani 25 vjeç (djali i deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani) Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç,

Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona.

Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja fishekësh luftarak.

Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Tiranës, Petrit Fusha.

Viktimat
Edison Jaho, 36  vjeç  lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Enea Xhaj , 38 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane

Autorët e dyshuar të krimit
Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes te PS, Luiza Xhuvani
Erald Sida 24 vjeç
Albano Ballcaj, 19 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.