Tentativa e arratisjes nga Peqini Përgjegjësit dalin para gjykatës.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 07:34

Gjykata e Elbasanit ka nisur paraditen e sotme seancën për përcaktimin e masës së arrestit për 6 punonjësit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe për Jetmir Guzin i cili dyshohet se do të ndihmonte Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe vëllezërit Genci dhe Admir Tafili të arratisen.
 
I pari që ka dalë para trupit gjykues ka qenë punonjësi i burgut të Peqinit, Gëzim Beluli, për të cilin Gjykatësi, Arben Vrioni, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë arrest me burg.
 
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se: Gëzim Beluli, Kryen komunikime të vazhdueshme telefonike me të dënuarin Genci Tafilaj. Ky person nën hetim është në dijeni të faktit që i dënuari posedon një aparat celular ndërkohë që ndodhet i dënuar dhe nuk kryen asnjë veprim raportimi apo organizimi të masave me qëllim kapjen e këtij sendi të ndaluar. Ka dyshime të bazuara se përdoret nga personi nën hetim Genci Tafilaj, që kundrejt përfitimit të paligjshëm, kryen futjen në ambjentet e brendshme të IEVP Peqin, të sende të ndaluara si aparate celulare, karta sim. Rezulton të ketë rakorduar me të dënuarin Genci Tafilaj gjatë periudhës që ai dhe rrjeti i tij shoqëror po angazhohej në plotësimin e dokumentacionit dhe në influencimin e funksionarëve të IEVP Peqin me qëllim sigurimin e lejes së veçantë.
 
 
Zyrtarët e tjerë të arrestuar, të cilët priten të dalin para gjykatës 
A.B, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.
B.Y, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
A.H, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.
P.H, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.
Gjithashtu edhe gardiani Fatmir Aliaj, i cili është arrestuar 2 ditë pas zbulimit të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.