Korçë, arrestohen 5 të rinj në kufirin me Greqinë, iu gjetën 85 kg kanabis.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 07:38

Policia e Korçës ka arrestuar sot 5 të rinj, të cilët janë kapur me rreth 85 kg kanabis sativa, në kufirin jeshil mes Greqisë dhe Shqipërisë. Arrestimi i të rinjve ka ndodhur rreth në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pilotët”.

Në pranga kanë rënë Dritan Myftafarago, 22 vjeç, Sonil Lika, 25 vjeç, Ylli Horanlli, 28 vjeç, Dorald Lemellari, 22 vjeç dhe Stiljan Lika, 27 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar të trafikimit nëpërmjet kufirit jeshil të 84 kg. e 287 gr. kanabis sativa, sekuestruar nga policia greke në tokën e tyre rreth orës 03.00, datë 03.11.2014.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Korçës ka sekuestruar 3 automjete dhe 7 aparatë celularë të markave të ndryshme. Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për procedime të mëtejshme penale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.