Operacioni i OSHEE dhe Policisë arrestohen 15 persona, 3 në kërkim.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 01:45

Ditën e sotme ka vijuar aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit për ndërprejen e energjisë elektrike për të gjithë debitorët dhe vjedhësit e energjisë në të gjith vendin. Sipas një deklarate për shtyp të Policisë së Shtetit, vetëm sot, OSHEE është mbështetur nga forcat e rendit në 1345 raste. Ndërsa janë vënë në pranga 15 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Policia e Shtetit raporton se aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e shkeljeve në sistem dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Vetëm sot janë arrestuar 15 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike (11 prej tyre janë pronarë biznesesh), si dhe janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Policia raporton dhe se ka mbështetur OSHEE në 1.345 raste ndërsa janë ndërprerë 510 lidhje të paligjshme të energjisë dhe të abonentëve debitorë.

Më poshtë janë listuar dhe rezultatet e aksionit sipas qarqeve në vend:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar 6 persona.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 3 persona.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat është arrestuar 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është shpallur në kërkim 1 person.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton se do të vijojë edhe në ditët e ardhshme operacionin e koordinuar me OSHEE, “duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.