Kapet duke u vizituar në spital Ademi, në kërkim ndërkombëtar.

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:02

Një 39-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga të policisë. Lulzim Ademi i dënuar me 12 vjet e tre muaj burg për “Pjesemarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike” nga drejtësia italiane është arrestuar nga efektivët kundër narkotikëve.

Specialistët e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kishin marrë informacion se në një spital privat në Tiranë kishte shkuar për të kryer vizitë mjekësore një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mbi bazën e këtyre informacioneve efektivët e policisë kanë bërë arrestimin e 39-vjeçarit në një nga dhomat e spitalit privat. Lulzim Ademi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Breshia Itali gjatë 2012 e ka dënuar me 12 vjet e tre muaj burg.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe një tjetër person që e shoqëronte 39-vjeçarin. Në pranga ka rënë dhe Enver Curri, vjeç 47, banues ne Tiranë, i cili në momentin e arrestimit ka kundërshtuar forcat e policisë.

Këtij shtetasi gjatë momentit të arrestimit në çantë ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli model “Ruger”, e mbushur me fishekë, 23 preje 500-e Euro, gjithësej 11.500 Euro, një kartë avokati me emrin e tij dhe disa karta krediti.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.