Përgjimet, pedagogu 1000 € për të marrë gjashtë në diplomë

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 05:09

Një studenti i është dashur të paguajë 1 mijë euro për të marrë notën 6 në diplomë. Kjo shumë parash i është dhënë dy sekserëve të cilët kanë mbajtur 200 mijë lekë të vjetra, ndërkohë pedagogu ka marrë pjesën tjetër të lekëve. Të gjitha këto veprime janë përgjuar nga policia.

Në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dorian Gjata pas bërjes së kallëzimit ka shprehur gatishmerinë të kryejë dhe të regjistrojë, nëpërmjet mjeteve të përgjimit të vëna në dispozicion nga shërbimet e policisë bisedën në mes tij dhe tё pandehurve Fation Goxhaj, Alfred Qyra dhe Fidel Gjurgjit, si dhe me persona të tretë që implikohen në kryerjen e veprimeve korruptive.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.