Makina përplaset me bordurën dhe përmbyset, 2 të plagosur.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4305_image_1308.jpg?itok=omjBNbjL)
Një mjet tip "Benz" me targa bullgare CA 3212 TC është përplasur me bordurën e shatërvanit në rreth-rrotullimin e luleve në dalje të qytetit të Elbasanit për të përfunduar më pas i përmbysur.
Në aksident është përfshirë dhe një tjetër automjet aty pranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe të dëmtuar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Të plagosurit ndodhen jasht rrezikut për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas verifikimeve paraprake të policisë rrugore aksidenti ka ardhur nga shpejtësia e mjetit me targa bullgare i cili ka prekur bordurën duke u kthyer përmbys.
Të plagosurit e aksidentit janë Kujtim Kaprri, 53 vjeç si edhe 14 vjeçari, Klaus Bishqemi i cili drejtonte mjetin pa patentë që ia kishte marrë babait të tij pa leje.
Add new comment