Sekretari i PD në kërkim për vjedhje energjie, do shpallej "Qytetar Nderi"
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9414_image_1421.jpg?itok=EJccpd7K)
Pas pak ditësh do shpallej “Qytetar Nderi” i vendlindjes së tij Peqinit, por shpallet në kërkim nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. Personazh i kësaj historie është ish-deputeti i Partisë Demokratike në Peqin, Ali Gripshi, aktualisht sekretar i kësaj force politike në këtë rreth.
Mësohet se Gripshi kishte ndërhyrë në sahat për të vjedhur energjinë elektrike, teksa kjo është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së.
Burime pranë Bashkisë Peqin e cila drejtohet nga të djathtët bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak kishte vendosur t’i akordonte titullin “Qytetar Nderi” Ali Gripshit.
Add new comment