Shkarkohen 8 gardianë të burgut Drenovë, janë debitorë të energjisë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3186_image_1624.jpg?itok=075FfA-W)
Tetë gardianë të burgut të Sigurisë së Lartë në Drejtovë janë shkarkuar nga detyra pasi rezultojnë debitorë të energjisë elektrike. Për shkak të mospagesave të faturave të energjisë elektrike, 6 gardianë dhe 2 oficerë të burgut Drenovë kanë në total 800 mijë Lekë borxhe ndaj OSHEE.
Disa ditë më parë rreth 234 punonjës të OSHEE-së të cilët nuk kishin paguar energjinë elektrike prej mbi 2 muajsh, u shkarkuan nga detyra. E njëjta situatë ndodhi edhe me 131 punonjës së policisë së burgjeve të cilët u konstatua se nuk paguanin energjinë ndër vite.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar se të gjithë punonjësit e administratës shtetërore duhet të paguajnë energjinë, ose në të kundërt do t’u mbahet rroga.
Add new comment