BERZH me pesimiste se BB: Ekonomia u rrit 1.5% në vitin 2014

Postuar në 19 Janar, 2015 12:01

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim korrigjoi në ulje vlerësimin e rritjes ekonomike në Shqipëri. Në raportin e sapopublikuar për prespektivën e ekonomive të rajonit, BERZH vlerëson se në vitin 2014 ekonomia shqiptare u rrit me vetëm 1.5 për qind, kur në shtator parashikonte zgjerim me 1.7 për qind të Prodhimit Kombëtar. 

Sipas BERZH, shkaku për rishikimin në ulje janë shifrat zhgënjyese të tremujorit të dytë ku Prodhimi Kombëtar ra sipas INSTAT me 0.37 për qind. 

Vleresimi i BERZH vjen pas rezultave ete publikuara nga Banka Boterore, sipas te ciles ekonomia shqiptare u rreit me 2.1 % gjate vitit 2014. Megjithate rezultate me te sakta per rritjen ekonomike gjate vitit te kaluar pritet te dalin nga INSTAT pas disa muajsh, kur dhe do te vertetohet se cilat te dhena jane me realiste. Por, nderkohe, BERZH dhe Banka Boterore ndahen edhe ne vleresimin per rritjen ne vazhdim. 

Sipas Bankes Boterore gjate ketij viti rritja do te shkoje ne 3%, ndersa BERZH ndalon ne 2.5%, duke pritur nje rimekembje me te ngadalte per ekonomine shqiptare.

Raporti thotë se në tërësi, parashikimet janë përkeqësuar për të gjitha ekonomitë në zhvillim të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Sipas BERZH kjo për shkak të zhvillimeve negative në Eurozonë, të cilat kanë amortizuar efektet pozitive nga ulja e çmimit të naftës por edhe përmirësimi i besimit të brendshëm në ekonomitë respektive.
 
Sipas BERZH, një skenar i ri turbulence në Eurozonë do të kishte pasoja të forta negative në ekonomitë e Europës Juglindore për shkak të lidhjeve të forta tregtare dhe financiare që ky rajon ka me bllokun e monedhës së përbashkët.  / Top Channel 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.