Zgjedhjet lokale, PS zyrtarizon kandidaturat për qarkun e Vlorës e Gjirokastrës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4948_zgjedhje_lokal.jpg?itok=P4Jjm4Y-)
Pas takimit konsultativ të kreut socialist Edi Rama me deputetë të qarkut të Vlorës, deputetja Valentina Leskaj bëri publikë për mediat emrat.
"PS do të paraqesë në tryezën e aleancës, kandidaturën e Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, kandidaturën e Floriana Kokës për Bashkinë e Sarandës dhe kandidaturën e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës", njoftoi Leskaj.
Më pas, nga selia e Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, bëri publikë edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në Qarkun e Gjirokastrës.
"Kandidate e Partisë Socialiste në Bashkinë e Libohovës është zonja Luiza Mandi, për Bashkinë e Tepelenës, PS-ja kandidaton Tërmet Peçin, për Bashkinë e Memaliajt, Durim Roshin, për Bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçen dhe për Bashkinë e Këlcyrës, Klemend Ndonin", njoftoi Ahmetaj.
/ Top Channel
Add new comment