Autokratët nuk mund të pranohen në BE

Postuar në 13 Gusht, 2011 04:19

 

Në një editorial të djeshëm, gazeta “Washington Post” analizonte dyfytyrësinë e presidentit të Ukrainës, në lidhje me synimin e tij të deklaruar për integrimin e vendit të vet në BE. Kur konkuroi për president, Viktor Janukoviç premtoi se do të punonte për integrimin e Ukrainës në BE, gjë që bizneset e mëdha dhe shumica e qytetarëve të vendit të tij e dëshirojnë. Por ai gjithashtu po sillet si një autokrat - synon të përqëndrojë sa më shumë pushtet në duart e veta dhe të persekutojë sa më shumë kundërshtarë të tij në politikë dhe media, thekson editoraili i sipërcituar.

Udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit pas fitores z. Janukoviç e bëri në Bruksel, duke zemëruar kështu Moskën, aleaten e tij të kahershme. Ai ka zhvilluar bisedime me BE-në për një marrveshje asociimi dhe për liberalizimin e vizave, duke patur përkrahje të fortë nga disa vende anëtare të BE-së në këtë drejtim. Por ndërkohë, z. Janukoviç ka përdorur aparatin shtetëror dhe gjykatat për të persekutuar kundërshtarë të tij në politikë dhe media. Rasti më flagrant është ai i ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë për blerjen e gazit rus nga Ukraina. Brukseli dhe Uashingtoni, unanimisht, e kanë konsideruar gjyqin të motivuar politikisht dhe të pajustifikuar legalisht. Madje edhe Moska e ka mbrojtur ish-kundërshtaren e vet, duke deklaruar se blerja e gazit për të cilën ajo akuzohet ishte krejtësisht legale.

Në një artikull në gazetën “Moskow Times”, ministri i jashtëm suedez Karl Bildt, deklaronte se “Në qoftë se skenat bizarre që po zhvillohen në Kiev vazhdojnë, edhe përkrahësit më të zjarrtë të Ukrainës në Europë do ta kenë të vështirë të avokojnë për integrimin e saj në BE”.
E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.