Kompania ACR është e preferuara e Rulit?

Postuar në 13 Gusht, 2011 04:34

I njëjti shkrim pa emër, por me tituj të ndryshëm, është publikuar sot nga Shekulli e Tema. Titujt duket se janë më eksklamativë, se sa duhet, gjë që mund të bëjë me pa të drejtë të paragjykohet përmbajtja e shkrimit. Titulli i Shekullit është “Genc Ruli, një tjetër ministër që duhet arrestuar?”, ndërsa titulli i Temës është edhe deskriptiv, edhe akuzues: “Genc Ruli, ministri që u fali miliona dollarë miqve të ACR-së, dhe po lë jetimë fëmijët e minatorëve”. Në versionin e zgjeruar të Temës nënvizohet, se “ish Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, është përgjegjës direkt për situatën e sotme në Minierën e Bulqizës, pasi në verën e vitit 2009 ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin shqiptar. Në 9 korrik të atij viti, dy ditë pasi kishte marrë një kërkesë zyrtare nga kompania ACR, ish ministri i Energjetikës Genc Ruli ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes koncesionare të kromit, duke falur kompaninë për mosrealizimin e investimeve, por edhe penalitetet që duhet të paguante. Marrëveshja nuk u kalua në Kuvend dhe madje as në qeveri. [Konkretisht] në datën 7 korrik të vitit 2009, kompania “ACR” i drejtohet zyrtarisht ministrisë duke kërkuar shtyrjen e afatit të investimeve. Vetëm dy ditë më vonë ish-ministri Ruli firmos marrëveshjen duke shtyrë mbi 13 milionë euro investime për vitet 2009-2013, edhe pse sipas marrëveshjes investimet duhet të ishin kryer sakaq.”

Është e vërtetë e gjithë kjo? S’do ish keq të kishim një përgjigje nga ministri Ruli në këtë mes.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mustafa bobi faqja nuk eshte ne rregull. As nga ana estetike dhe nga ana funksionale duhet te shqetesoje!

Submitted by AG (not verified) on

Gazetaria investigative eshte nje nga problemet e pushtetit te katert dhe e shoqerise.Me tra-la-laa tek ne cdo gje eshte e besueshme,e pandeshkueshme,dhe kur nuk degjojme nga keto bla-blaa themi me mall "c'ka ndodhur?"..,

Submitted by Tare (not verified) on

Sa faqe ekstremiste. Ne shkrime, ekstremistet e majte, ne forumin online fanatiket enveriste. Çudi, vertete çudi!! Kur na hiqen edhe si bashkekohore...Tamam mendime enveriste: o me ne, o kundra nesh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.