Debati për ndryshimet kushtetuese është një humbje kohe?

Postuar në 13 Gusht, 2011 04:35

“Në mënyrën më të papritur e më të çuditshme po zhvillohet një debat mbi ca ndryshime kushtetuese, të cilat praktikisht nuk kanë për të ndodhur për shkak të refuzimit të prerë që vjen nga kampi i maxhorancës; është një debat që e kanë hapur socialistët në mënyrë aspak inteligjente, dhe po e mbajnë ndezur berishianët për qëllimet e tyre”, këtë thotë pak a shumë Skënder Gjinushi në një intervistë televizive.

E vërteta është se nuk ka ditë që të mos dalë dikush për të shprehur qëndrimin e vet në këtë lojë, të cilën socialistët vetëm sa e hapën. Dje foli Neritan Ceka, dhe e hodhi poshtë si absurde tezën e  ndryshimeve të tilla. Foli dhe deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili përsëriti një frazë të Berishës: ligji themeltar nuk mund të ndryshohet çdo dy-tre vjet. Këtyre qëndrimeve të maxhorancës duket sikur u mban iso nga Korça edhe ambasadori i OSBE-së Euegen wolfarth, por me një motivim tjetër: “sot ka përparësi të tjera më të mëdha; një përparësi është dhe ndryshimi i kodit zgjedhor”.

 

Paradoksalisht, ky qëndrimi wolfarth-it është më afër Gjinushit, se sa maxhorancës. Të dy thonë në mënyrën e tyre, se ndryshimet kushtetuese as na lipsen tani, as janë të mundura.

E.G.

Comments

Submitted by AG (not verified) on

Per mendimin tim,eshte kohe e humbur politikisht marrja me Kushtetuten.E vendosen bashke se ju pelqeu,tani ta gezojne e gezojme.Po te kishte marre pushtetin Rama a do te kerkonte ndryshime?Jo!Atehere?Beri gabim ... le ta vuaj ...Kodin zgjedhur te kopsisin mire,pa te tjerat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.