Autokratët nuk mund të pranohen në BE
Në një editorial të djeshëm, gazeta “Washington Post” analizonte dyfytyrësinë e presidentit të Ukrainës, në lidhje me synimin e tij të deklaruar për integrimin e vendit të vet në BE. Kur konkuroi për president, Viktor Janukoviç premtoi se do të punonte për integrimin e Ukrainës në BE, gjë që bizneset e mëdha dhe shumica e qytetarëve të vendit të tij e dëshirojnë. Por ai gjithashtu po sillet si një autokrat - synon të përqëndrojë sa më shumë pushtet në duart e veta dhe të persekutojë sa më shumë kundërshtarë të tij në politikë dhe media, thekson editoriali i sipërcituar.
Udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit pas fitores z. Janukoviç e bëri në Bruksel, duke zemëruar kështu Moskën, aleaten e tij të kahershme. Ai ka zhvilluar bisedime me BE-në për një marrëveshje asociimi dhe për liberalizimin e vizave, duke patur përkrahje të fortë nga disa vende anëtare të BE-së në këtë drejtim. Por ndërkohë, z. Janukoviç ka përdorur aparatin shtetëror dhe gjykatat për të persekutuar kundërshtarë të tij në politikë dhe media. Rasti më flagrant është ai i ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë për blerjen e gazit rus nga Ukraina. Brukseli dhe Uashingtoni, unanimisht, e kanë konsideruar gjyqin të motivuar politikisht dhe të pajustifikuar legalisht. Madje edhe Moska e ka mbrojtur ish-kundërshtaren e vet, duke deklaruar se blerja e gazit për të cilën ajo akuzohet ishte krejtësisht legale.
Në një artikull në gazetën “Moskow Times”, ministri i jashtëm suedez Karl Bildt, deklaronte se “në qoftë se skenat bizarre që po zhvillohen në Kiev vazhdojnë, edhe përkrahësit më të zjarrtë të Ukrainës në Europë do ta kenë të vështirë të avokojnë për integrimin e saj në BE”.
E.Z.
Comments
keshtu ka per ti ndodhur edhe
keshtu ka per ti ndodhur edhe edi rames.
do ti germojne letrat ne bashkine qe ia rrembyen dhe do ti hapin proces per vjedhje.
do llapi BE ja apo ndonje minieter i jashtem, por ata nuk kuptojne asgje nga vende si Shqiperia. Pandehin se do ti termbein salinjte apo jukanovicet me "integrimin ne BE". O Bruksel, o te plaste temthi: Po kur nje lider eshte autokrat ai nuk DESHIRON TA NDAJE PUSHTIN ME ASKEND.. Si jua pret rradakja qe ai do ta ndaj pushtetin me Brukselin, (intregrim ne BE)??
prandaj Rama nuk ben dot me opozitarin e flakte dhe nuk i pergjigjet dot nivelit te revoltes popullore. Ka frike. Dhe kur ka frike ai, merre me mend sa guximtar mund te behet nje katundar nga Shkodra qe ka akoma bythen ne uje nga permbytjet e vjetshme
keshtu qe titulli i
keshtu qe titulli i artikullit per mendimin tim duhej te ishte jo "Autokratet nuk mund te pranohen ne BE" por AUTOKRATET NUK DUAN TE PRANOHEN NE BE
Add new comment