Britanikët janë duke pyetur veten: pse e gjithë kjo?

Postuar në 14 Gusht, 2011 05:44

Gazeta New York Times kish sot një shkrim me titull “Britanikët  nuk e dinë ende ‘pse-në’ e asaj që ndodhi”. Në fakt, shumë vetë kanë mbetur të topitur nga kronika të çuditshme, që flasin, fjala vjen, për Natasha Reid-in, 24 vjeç, një veprimtare sociale, e cila iu bashkua tollovisë, u fut në një dyqan paisjesh elektronike, e vodhi një televizor që kushtonte 500 stërlina, për Nicolas Robinson-in, një student inxhinierie, që vodhi disa shishe uji (‘e bëri se kish etje”, thotë avokati i tij kot më kot), apo për një djalë 11 vjeçar që vodhi një kosh plehrash. Nëna e këtij të fundit, duke pritur tek dera e gjykatës, nuk dinte të bënte gjë tjetër, veçse të kthehej herë pas here nga i biri, e t’i thosh: Why?

Këtë pyetje janë duke bërë të gjithë: Pse? Për kryeministrin Cameron, përgjigja është e thjeshtë: është fjala për horra trushkulur. Për laburistët në opozitë, përgjigja është gjithashtu e thjeshtë (sa shkurt i presin drutë politikanët, e në këtë pikëpamje janë më keq se sa ata plaçkitësit  e rrugëve në Londër e në Manchester): është mosbesimi i banorëve të zonave të varfëra tek policia, dhe vetë pabarazia sociale e ekonomike. Disa politikanë të tjerë e kanë gjetur shkakun: teknologjia, e cila bën të mundur përhapjen e mesazheve në një kohë rekord. Disa komentatorë bëjnë me faj modernitetin, e më konkretisht “kulturën e tahmasë e të pandëshkueshmërisë”, që shtrihet deri në zyrat e larta të shtetit e të korporatave,  Etj, etj.

Siç shihet, ka shumë përgjigje, por asnjëra syresh nuk ta mbush mendjen pse “djem e vajza të arsimuara, të edukura me respektin për ligjin e për forcat e rendit, pa probleme mbijetese, e në disa raste të rritur mes kamjes” iu dorëzuan ngasjes budallaqe për të vjedhur atë që e kanë e për t’iu kundërvënë atyre që janë në mbrojtje të tyre. Ndoshta përgjigja që e lidhte të gjithë këtë me do patologjira të modernitetit i afrohet pak më shumë se të tjerat së vërtetës. Ndoshta.

E.G.       

Comments

Submitted by AG (not verified) on

Njerezimi jo gjithmone ne veprimet e tij eshte koshient,e rremben dhe turma berihaj,keshtu ndodhi edhe tek ne ne '97.vecse duhet ta cilesojme se rinia dhe te tjeret kane nje mllef,nje duf,nje gulf,nje pjese te padukshme ajzbergu,qe duhet shryre si llavez ndaj pushtetit dhe rruget e shprehjes se "shkerkimit" te presionit te brendshem po shprehen kudo ne menyra te ndryshme...Mos do te perseritet 1968 ?! Ishallah...

Submitted by Tare (not verified) on

Shume aktive je ti, moj(ore) AG. Ne te gjitha shkrimet ti ben komentin tend qe te le pa mend. me siguri je nga ato pionieret e xhaxhit qe kane bete te tyren te famshmen "te mirat fitohen me dhune". Mos ke ndermend te behesh kryetare e Internacionales se rinise boterore, per t'i ngritur ne revolucion? Ata te rinj qe perkrah e inkurajon ti jane llumi i kombeve. Po nuk je nga atolule ti qe te ngresh rinine ne revolucion se vjen nga shpellat e anonimatit apo je ilegale(ilegal, se keshtu me AG s'tregon jo me personalitet, por as gjinine(seksin). Me te qete, o njerez! S'kemi marre vesh ne se me at inatet tona, kokemushkerine tone, s'kemi bere asgje te mire. Ne vazhdojme demokracine me psikologjine torollake komunisto-shqiptaro-ballkanike. Tungjatjeta mikesh(mik)!

Submitted by A.G (not verified) on

Shqip "tare" do te thote pesha bruto e amballazhit,neve na duhet pesha neto...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.